Ndikimi psikologjik dhe social i COVID-19
Shpërthimi i virusit në dhjetor 2019 preku të gjitha vendet, duke i gjetur qeveritë të papërgatitura. Ato u detyruan të zgjedhin karantinën si masë për të parandaluar përhapjen e virusit.
Pandemia e COVID-19 preku anën psikologjike dhe sociale të fëmijëve, studentëve dhe të rriturve. Pasiguria financiare, stresi dhe izolimi rritën dhunën në familje dhe numrin e vetvrasjeve. Distancimi social dhe masat e sigurisë ndikuan në marrëdhëniet midis njerëzve duke ndryshuar format e komunikimit.
Në disa fusha, puna zhvillohet online dhe punonjësit dëgjojnë me kujdes dhe kuptojnë ndjenjat e njëri tjetrit pasi kanë nevojë që të dëgjohen dhe vlerësohen, të shprehin emocionet dhe frikërat. Pandemia e COVID-19 shkaktoj humbje të mëdha të jetës njerëzore në të gjithë botën duke shkaktuar sfida në shëndetin publik, sistemin ushqimor dhe tregun e punës.
Mbyllja e kufijve, kufizimet e orareve dhe tregtisë, prishën zinxhirët e furnizimit duke krijuar pengesa për fermerët që të kishin akses në treg dhe të shisnin prodhimet e tyre.
Miliona fermerë janë përballur me nivele të larta të varfërisë, kequshqyerjes dhe mungesës së sigurisë. Shumë vende pune janë shkurtuar ose janë në rrezik duke lënë familje pa ushqime dhe mbështetje.
Tani është koha për solidaritet dhe mbështetje, veçanërisht për ata që janë më të prekur në shoqëri. Së bashku mund të kalojmë vështirësitë shëndetësore, sociale dhe ekonomike të pandemisë dhe të parandalojmë përshkallëzimin e saj në një katastrofë të zgjatur humanitare.
Ne duhet të rimendojmë të ardhmen e mjedisit, të trajtojmë ndryshimet klimaterike dhe degradimin e mjedisit. Vetëm atëherë mund të mbrojmë shëndetin, jetesën dhe sigurinë ushqimore të të gjithë njerëzve për një jetë më të mirë.
Aleksandra Stambolliu