Në luftën kundër mbeturinave të ushqimit: modifikimi i gjeneve të prodhimit bujqësor
Bujqësia ka një problem të madh të mbetjete ushqimore. Përafërsisht, çdo vit rreth 40 % e ushqimit të prodhuar globalisht nuk konsumohet dhe shumica e kësaj humbjeje ndodh edhe para se prodhimi të largohet nga ferma etë niset për shitje. Kjo për arsye se këto fruta apo perime nuk kapin standardin estetik për raftet e supermarketit. E në fakt, vlerësohet se humbjet ndodhin edhe në fazën e prodhimit si rezultat i disa faktorëve – sëmundjeve, motit të keq, e shumë faktorëve të tjerë.
E më pas, mbetjet ushqimore shtohen në sasi përgjatë zinxhirit të furnizimit gjithashtu. Prodhimi shpesh dëmtohet gjatë transportit dhe magazinimit për shkak të paketimit të papërshtatshëm dhe trajtimit të pakujdesshëm. Për më tëër, jo të gjithë ushqimet e blera konsumohen – në fund të fundit, sa herë n aka ndodhur t’i hedhim poshtë patatet me njolla ose mollë të mavijosura në koshin e kuzhinës?
Në total, 1.3 miliardë tonë ushqim (me vlerë 1 trilion dollarë) shkojnë dëm çdo vit – megjithatë 811 milionë njerëz në mbarë botën ende mbeten të uritur. Mbetjet e ushqimit janë gjithashtu të këqija për klimën, pasi ushqimi i kalbur prodhon sasi të mëdha të metanit. Fondi Botëror i Kafshëve të Egra vlerëson se dhënia fund e mbeturinave të ushqimit do të rezultonte në një rënie me 6 deri në 8% të të gjitha emetimeve të gazrave serrë të prodhuara nga njeriu.
Për këtë qëllim, shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë në luftën kundër mbeturinave të ushqimit: modifikimi i gjeneve të prodhimit bujqësor. Ata shpresojnë se teknologjia mund të ndihmojë në zhvillimin e të lashtave të gjeneratës së ardhshme që janë më rezistente ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve, të pësojnë më pak dëme gjatë transportit dhe magazinimit, ose të kenë një jetëgjatësi më të gjatë-në thelb prodhime pothuajse të paprishshme.
Ndryshe nga të korrat e modifikuara gjenetikisht – të cilat zakonisht përfshijnë heqjen e një gjeni të preferuar nga një specie dhe futjen e tij në një tjetër – modifikimin i gjeneve është një ndryshim i vogël, i kontrolluar i ADN –së. Kjo mund të bëhet duke përdorur disa metoda, përfshirë teknikën CRISPR që u mundëson shkencëtarëve të heqin, shtojnë ose ndryshojnë seksionet e një sekuence të ADN -së për të marrë tiparet e dëshiruara të një prodhimi.
Megjithë përparimin e teknologjisë së redaktimit të gjeneve, përkrahësit në këtë fushë përballen me një pengesë kryesore: perceptimin e konsumatorit. Produkti konvencional i modifikuar gjenetikisht (GM) ka një qasje pak miqësore me shumë konsumatorë të cilët kanë shqetësime për sigurinë e ushqimit. Sipas hulumtimit të kryer nga Peë, 49% e konsumatorëve amerikanë besojnë se ushqimet gjenetikisht i modifikuar janë më të këqija për shëndetin e tyre në krahasim me ushqimet e tjera të pamodifikuara. Por shkencëtarët mbeten optimistë duke u shprehur se mendimet e opinionet mund të ndryshohen përmes edukimit e se sfifa për të shpëtuar planetin ka prioritet. /Burimi: Wired