Kriza për humbjen e biodiversitetit
Humbja e biodiversitetit është eklipsuar nga kriza klimatike në axhendën globale, por të dy çështjet janë të lidhura ngushtë, kanë ndikime të drejtpërdrejta në mirëqenien e njerëzve dhe duhet të trajtohen në mënyrë urgjente së bashku, sipas raportit te fundit shkencor te IPBES.
Raporti shënon bashkëpunimin e parë të shkencëtarëve nga Platforma Ndërqeveritare e Politikës Shkencore mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) dhe Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Shkatërrimi i pyjeve dhe ekosistemeve të tjera minon aftësinë e natyrës për të eliminuar gazrat serë në atmosferë dhe për të mbrojtur nga ndikimet ekstreme të motit. Kështu zhdukja e shpejtë e bimëve e barishteve të detit që janë të afta të kapin e shpërbëjnë gazrat e karbonit, ka sjellë si rezultat shtimin e stuhive detare.
Raporti u bën thirrje qeverive të miratojnë politika dhe zgjidhje të bazuara në natyrë për të adresuar të dyja çështjet njëkohësisht. Prej dekadash politikanët janë prirur të shohin ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiversitetit si çështje të veçanta, të një rëndësie jojetike duke e përjashtuar veten nga përgjegjësia.
“Klima është në prioritet të vëmendjes sonë sepse njerëzit gjithnjë e më shumë po e ndiejnë atë në jetën e tyre, pavarësisht nëse janë rreziqet nga zjarret apo uraganet. Raporti ynë thekson se humbja e biodiversitetit ka atë efekt të njëjtë në mirëqenien njerëzore.”, -shprehet Pamela McElwee, biologia nga Universiteti Rutgers. “Kjo thirrje nuk u bëhet vetëm vendeve që të mbrojnë të gjithë ekosistemet e speciet e tyre unike, po ashtu të ndikojnë në diskutimet e aktorëve të organizatave të rëndësishme botërore.”,- përfundon ajo.
Konferenca e OKB-së që u mbajt në Kinë në fundgusht për çështjet e biodiversitetit, ka bërë thirrje vendeve që të angazhohen për mbrojtjen e të paktën 30% të territoreve të tyre tokësore dhe detare deri në vitin 2030. Ekspertët thonë se të paktën 30% e Tokës, nëse jo 50%, duhet të jetë në ruajtje për të ruajtur habitatet nën një ndryshimi i klimës. Deri më tani më shumë se 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë bërë zotimin e 30%-shit.