Ndryshimi midis produkteve organike dhe natyrale
Certifikimi organik siguron që produkti përmbush standardin USDA që filloi në 2002. Etiketa organike do të thotë që produkti përmban 95% përbërës të prodhuar në mënyrë organike. Organike do të thotë:
- Nuk ka asnjë përmbajtje herbicide ose plehra artificial.
- Nuk ka ngjyra artificiale ose sintetike, konservantë ose kimikate (parabene dhe sulfate).
- Nuk ka asnjë OMGJ (organizëm i modifikuar gjenetikisht).
- Numër shumë i kufizuar i pesticideve të lejuara.
- Menaxhim më i qëndrueshëm i tokës.
Natyrale do të thotë:
- Përbërësit vijnë nga bimët, lulet dhe mineralet që gjenden në natyrë.
- Nuk ka asnjë përbërës OMGJ (i modifikuar gjenetikisht).
- Nuk ka paraben, suflate ose substanca të tjera të dëmshme.
- Përbërës të kufizuar ose aspak petrokimikë.
- Nuk testohet te kafshët.
- Procesi i prodhimit ruan përbërësit natyral.
Për të mos u mashtruar nga marketingu dhe reklamat e rreme duhet të kontrolloni listën me përbërsit dhe etiketat. Disa kompani të vogla mund të përdorin përbërës organik dhe natyral, por nuk kanë mundësi financiare që të marrin çertifikatën “organike” ose “natyrale”.
Duke zgjedhur produkte që janë organike dhe natyrale, ju arrini të:
- Zgjidhni një alternativë të shëndetshme dhe shmangni kimikatet toksike.
- Ndihmoni mjedisin.
- I thoni jo mizorisë ndaj kafshëve.
- Mbështesni kompanitë që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur.
Nga Aleksandra Stambolliu