Në gjurmim të midhjeve
Midhjet, levreku, krapi, barbuni dhe të tjerë peshq janë vetëm pak nga speciet që gjenden në menunë e restoranteve bregdetare të jugut të Shqipërisë por edhe në disa zona të tjera të vendit. Shoqëroen gjithmonë me verë të bardhë për një shijim akoma më të mirë të drekës apo darkës buzë detit.
Midhjet mund të konsiderohen një delikatesë origjinale por ndryshe nga shumë mirësi të tjera, ky produkt është gjithashtu i dobishëm. Si të gjithë ushqimet e detit, ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, kështu që thjesht përfshirja e tyre në dietë do të jetë mjaft përfituese për shëndetin tuaj.
Në Shqipëri ka dy pika kryesore për prodhimin e midhjeve, njëra në Butrint dhe tjetra në Shëngjin. Butrint ka potencialin për të prodhuar mbi 10,000 ton midhje në vit, ndërsa Shengjin ka kapacitet më të vogël prodhimi, por ofron nivele të larta produktiviteti për speciet e tjera.
Prodhimi në Lagunën e Butrinti është i rrënjosur në një traditë të gjatë, ndërsa vendasit e konsiderojnë lagunën si vendin ideal për prodhimin e midhjeve jo vetëm për sa i përket temperaturës së ujit, por edhe nivelit të duhur të kripës që ajo përmban. Përgjatë liqenit të Butrintit, do të gjeni udhëzues turistikë që ofrojnë shëtitje në liqen, për të parë kultivimin e midhjeve të liqenit dhe specieve të peshqve.
Gjithashtu në brigjet e Shëngjinit, Vlorës dhe Durrësit, do të gjeni fermat e akuakulturës të cilat ofrojnë udhëzues për turistët. Këto udhëzues janë realizuar duke përdorur anije përgjatë vijës bregdetare, ku kultivohen specie të ndryshme detare.
Gjatë udhëtimit, turistët kanë mundësinë të eksplorojnë zona me atraksione unike natyrore dhe kulturore, siç është Parku Kombëtar i mrekullueshëm i Butrintit. Zona përreth qytetit antik të Butrintit, në Shqipërinë e Jugut, është shtëpia e një numri speciesh të rrezikuara globalisht. Gjithashtu, kjo zonë ka një histori të pasur kulturore që justifikon njohjen e saj si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.