Konsumizmi dhe puna skllavëruese e milionave
Prospetiteti i të paktëve ka sjell si rezultat shkatërrim ekologjik dhe padrejtësi sociale të cilat përbëjnë tashmë tiparet e civilizimit modern ku në mënyrë të pamëshirshme grykësia për të pasur e zotuar gjithçka ka konsumuar pothuaj 60 % të resurseve natyrore vetem në pak dekada.
Në librin e tij “Prosperim pa Zhvillim: Themelet e Ekonomisë të së Nesërmes”, Tim Xhekson na fakton se në zemër të ekonomisë sonë është rritja, zhvillimi dhe grykësia për gjëra të reja dhe status social na ka mbyllur tashmë në kafazin e artë të konsumerizmit.
E tillë është edhe mania e të veshurit, e të poseduarit me tonelata e kopjuar gjithçka që na imponohet nga çdo lloj forme e mundshme marketimi mediatik. Por ka një rëndësi të veçantë pse duhet parë përtej hundës, jo vetëm për hir të dëmit kolosal që po i shkaktojmë shtëpisë sonë të vetmë, Tokës nga konsumimi i tepruar
Sipas Kombeve të Bashkuar (un.org) janë rreth 40 milion njerëz në botë të cilët janë detyruar të punojnë në një nga format e punës skllavëruese. Rreth 71% e këtij kontigjenti e përbëjnë gratë dhe fëmijët. Kjo ndodh rëndom sepse shteti dështon në mbrojtjen dhe përmbushjes së lirive themelore të njëriut apo të drejtave. Shpesh jo sepse mungon legjislacioni në fjalë.
Kësisoj kemi bizneset, korporatat e kompanitë multinacionale të cilat shfrytëzojnë punën sklavëruese të milionave pa iu futur gjemb në këmbë. Statistikat referuar raporteve të organizatave ndërkombëtare janë të frikshshme aqsa bihet në pikëpyetje nëse është bërë diçka nga këto të fundit përveçse të mbajturit shënim numra e vlera.