Në zbulim të mbi njëmijë varieteteve të mollëve
Tom Brown nga Clemmons, i Amerikës Veriore është përrkushtuar për të gjetjen e sa më shumë lloje e varietete mollësh të mundshme. Nuk po flasim për llojet e mirënjohura të supermarketeve si Red Delicious apo Granny Smith. Mollët që ai gjen kanë emra si Big Andy, Greasy Skin, Jellyflower dhe Mongolean. Lloje mollësh të humbura, të pakultivuara masivisht që gjenden në ndonjë kopsht shtëpieje të vjetër.
Brown dhe gruaja e tij, Merrikay kanë bërë shumë hulumtime, udhetime prej mijëra kimoletrash që prej momentit që Tom u kuriozua nga një mollë e vogël e verdhë ‘yellow potts’, një varietet në zhdukje në këtë kontinent. E kështu filloi aventuara në kërkim të pemishteve të fshehura dhe thesareve që ata mbajnë.
Brown thotë se pothuiaj gjithë zbulimet e tija janë falë tregjeve që promovojnë prodhimet lokale, e sidomos në organizime si ‘Festa e Mollëve’ në çdo distrikt. Ai merr shumë sugjerime e këshilla duke folur me njerëzit në këto vende dhe janë pikëisht këto informacione që e çojnë atë në një larmi të pazakontë zbulimesh. Ai tashmë ka ndërtuar një kopësht apostafat, icili është mbjellë me farat të mollëve autoktone të gjetura nga kërkimet e tij e që tashmë numuron mbi 1.000 pemë të varieteteve të mollëve.
“E di që është një hobi i pazakontë, por është argëtues dhe i dobishëm”, – thotë Brown.
“Kam takuar kaq shumë njerëz gjatë rrugës dhe kjo më mban të ri”!