Nevojë për rritje të qëndrueshme të eksporteve të prodhimeve bujqësore
Eksportet bujqësore u rritën me 8 % gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Tregjet Lushnjë–Fier kryesojnë me volumin më madh të tregtisë për këto produkte jashtë vendit, duke zënë rreth 75 % të totalit të eksporteve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, ecuri pozitive shënojnë të gjitha degët e perimeve. Me rritje të konsiderueshme, të eksporteve janë grupet, si domatja, speci, kastraveci, bimët mjekësore dhe perimet e sezonit, të cilat janë eksportuar në mbi 70 shtete të botës ku kryesojnë vendet e BE-së e të rajonit, por prodhimet bujqësore shqiptare kanë arritur të kapin edhe tregjet e Lindjes së Mesme.
Rritja e prodhimit të brendshëm vjen si pasojë e përmirësimi i proçesit të prodhimit dhe rritje të cilësisë së produkteve të kompanive shqiptare, por nga ana tjetër edhe prej kërkesës së tregjeve të huaja, e cila sa vjen e rritet.Në pesë vitet e fundit, prodhimi i frutave dhe perimeve në vend është rritur me mbi 20%, e stimuluar edhe nga skemat e granteve dhe subvencioneve direkte për prodhuesit.Vetëm në pesë vitet e fundit ka pasur investime serioze në pikat e grumbullimit që tashmë janë të një niveli europian. Mbetet positive gjithashtu edhe qasja e shumë prodhuesve vendas për të certifikuar produktet e tyre në në funksion të rritjes së cilësisë së produkteve por edhe për të qenë të përshtatshëm për të eksportuar në tregjet europiane.
Megjitatë mbetet shumë e rëndësishme që krahas stimuimit të prodhimit me cilësi, duhet pasur në konsideratë edhe ai orientimi iu fermerëve për të prodhuar kultivarë dhe varietete të cilat kërkohen nga tregjet e eksportit, dhe sidomos nga tregjet e zhvilluara europiane. Rritja e prodhimit me kultivarë të orientuar nga tregu, rritja e cilësisë së produkteve, si dhe kërkesa në rritje nga tregjet e huaja për produktet shqiptare, ofrojnë garanci për një rritje të qëndrueshme të eksporteve të frutave dhe perimeve të freskëta në vitet në vijim.
Kërkesa aktuale e tregut europian për prodhime të freskëta bujqësore prej vendit tonë është i lartë për shkak edhe të krizës që pësuan prej pandemisë prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve të freskëta, si Italia dhe Spanja. Kjo mbetet momentale sepse të dyja këto vende janë duke e marr veten prej kësaj rënieje e ndaj mbetet e qenësishme që prodhimit bujqësor destinuar për esport t’i jepet fëmendja maksimale.