Bujqësia shqiptare – Kjo çështje e rëndësishme për t’u rimenduar
Shqipëria postkomuniste ka pësuar një tranzicion të gjatë me sfida komplekse për të vënë gurë themeli të forta për demokraci solide dhe funksionim normal të tregut të lirë. Mungesa e përvojës, njohurive, informacionit dhe fondeve të nevojshme për kohën bëri që hapja me botën të vinte jo me pak probleme.
Që prej vitit 1991, popullsia rurale e deri më tani, ka pësuar një tkurrje prej 44% sipas Bankës Botërore. Bujqësia e tre dekadave të fundit mbetet sektori më pak i zhvilluar i ekonomisë shqiptare duke kontribuar rreth 20% ne PBB dhe angazhon pothuaj 50% të njerëzve të punësuar në vend. Zonat rurale janë dy herë më të varfëra se ato urbane edhe pse pothuaj numëron 40% të popullsisë në vend. Më shumë se 90% e fermave janë familjare e në mundësi për të prodhuar në më pak se dy hektarëve tokë për familje.
Për më tepër bujqësia karakterizohet nga një numër i ulët i kapitali njerëzor, teknologji primitive prodhimi dhe pamundësi për të kapur standartet e sigurisë ushqimore dhe prodhim në sasi të mëdha, kjo në fermat e nivelit familjar. Mungesa e njohurive ekonomike dhe menaxhuese të vetë fermerëve është një pengesë më shumë. Për mos folur më pas për mungesën e një politike të mirëfilltë marketimi të prodhimeve lokale dhe mungesa e aftësisë e potencialit për të qenë lojtarë të mirëfilltë të tregut.
Investimet e të gjitha zërave që prek industrinë bujqësore janë mjaft të vakta. Zonat rurale e kanë të përqëndruar aktivitetin e tyre ekonomik vetëm tek bujqësia sepse nuk ka pasur premisa diversifikimi të këtij aktiviteti nga vetë banorët duke lënë pa shfrytëzuar mundësitë si rrjedhojë e bollëkut të resurseve natyrore që u përkasin këtyre komuniteteve. Prodhimet në fermat familjare janë për vetpërmbushje dhe pak për shitje në treg. Fermerët përbëjnë vetëm 5% të kredimarrësve në bankat shqiptare.
Në zonat rurale e vetmja mundësi e sigurt punësimi mbetet sektori i bujqësisë. Megjithatë studimet tregojnë se e gjithë dija dhe aftësitë e trashëguara që zotojnë punonjësit e bujqësisë po zbehen e janë gati në zhdukje. Trajnimi, edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj në këtë sektor lë për të dëshiruar. Ashtu si vullneti dhe dëshira e të rinjve ta shohin jetën në bujqësi.
Konkurueshmëria në sektorin bujqësor për fat të keq është e parregulluar. Shpesh prodhimi i brendshëm karakterizohet nga prodhime prej disa monopole në këtë fushë dhe mungesa e vullnetit për t’u bashkuar në kooperativa për të rritur kështu prodhimin dhe aftësinë depërtuese në treg. Fermerët, fshatarët, prodhuesit e vegjël, shitësit me shumicë e pakicët ë prodhimeve bujqësore apo blektorale shpesh u mungojnë njohuritë ekonomike dhe aftësitë menaxheriale për të promovuar prodhimet e tyre në nivel rajonal, kombëtar e më tej. Financat dhe norma e ulët e fitimit një arsye tjetër jo më pak e rëndësishme.
Prodhimi në fermat e vogla është i ulët dhe kapacitete poshtë kërkesës së tregut. Kostot vijnë të larta dhe ekonomia e shkallës është përcaktuese për suksesin e pamundur në treg. Infrastruktura rurale është një nga arsyet e fort apse Shqipëria rurale mbahet peng e zhvillimit. Rrit kostot e prodhimit dhe zhvillimit të ekonomisë madje dhe rrjedhjes së informacionit dhe njohuritë shpesh mbeten vetëm në letrat e zyrtarëve në qytet. Legjislacioni mbi standartet dhe sigurinë ushqimore është evasive ashtu si dhe kontrolli për to në subjektet prodhuese apo tregtuese.
Gjithashtu bujqësia shqiptare has mjaft problematikë edhe si pasojë e vështirësive që hasin sipërmarrjet ekonomike në këtë sektor. Kësisoj Shqipëria rendit e 81-ta mes 190 vendeve, në lëhtësirat kushtuar hapjevet ë bizneseve të vogla e familjare. Shpesh ato karakterizohen nga kushte të disfaforshme pëe aksesimin e kredive bankare.
Korrupsioni është një nga problematikat më të mprehta që biznesi has në vend, pranuar ky fakt prej 82% të rasteve nga numri i bizneseve në studim, sipas Kombeve të Bashkuara. Pse korrupsioni është si “graso për ingranazhet” është për disa arsye: përshpejtimi i proçedurave (39.1 %) në të kundërt burokracitë do ta vononin çështjen pa shkak. Mikmarrja funksionon gjithashtu për ta finalizuar me sukses një kërkesë a nevojë legjitime (16.8%), për ta trajtuar më mirë çështjen (7.2 %) dhe uljen e kostove të proçedurave standarte (6.6 %).
Informaliteti është një problem aq i njohur dhe i pranuar gjerësisht si e natyrshme në vend e si një mënyrë për të plotësuar nevojat ekonomike. Sipas Bankës Botërore, rreth 36% e PBB vjen nga tregu informal i punës. Gjysma e të punësuarve punojnë në informalitet, pjesa dërmmuese e tyre punon në bujqësi.
Një problematikë tjetër shfaqet mungesa e politikave të mirëfillta të shtetit. Sipas një studimi kryer së fundmi, rreth 84 % e bizneseve mendojnë se shteti ka një rol të rëndësishëm e duhet të ndërhyj si rregullator i tregut lirë si dhe i politikave të konkurueshmërisë. Konkurenca e pandershme dhe paqartësia në legjislacionin që rregullon aktivitete ekonomike janë faktorë që ndikojnë negativisht në rrjedhjen normale të aktiviteti normal të një biznesi në Shqipëri. Pa lënë mënjanë mungesën e stabilitetit politik në vend.
Zhvillimi i bujqësisë shqiptare, rritja invesimeve në zona rurale dhe jo vetëm, është pazgjidhshmërisht e lidhur me problematikën mbi tokën. Sipas Indeksit Ndërkombëtart të së Drejtave mbi Pronën (2019), Shqipëria renditet e 109-ta nga 125 vende. Gjithashtu reformat teritoriale për rrjedhjen e shërbimeve për komunitetet lokale është e çalë dhe inefiçente, sidomos në zonat rurale.