Ngjyra dhe pak magji nga Melisa në qeramikë, gur dhe dru

‘Art_bymel_’ është blog-u ku pasqyrohet dashuria për artin e ndërthurur bukur nga Melisa që kërkon të dhuroj jetë nëpërmjet ngjyrave. Një vajzë korçare ku bie në sy thjeshtësia dhe pozitiviteti, e rritur në një familje me kulturë artistike, pasioni për pikturë dhe art e ka shoqëruar që në fëmijëri.
Punimet e saj janë kryesisht piktura dhe punime artizanale të cilat Melisa i personalizon sipas kërkesave të klientëve duke pasqyruar shpirtin dhe frymëzimin artistik. Qëllimi i saj është që objektet si poçat prej balte ose punimet në gur apo dru t’ju japi jetë dhe gjallëri.
Melisa ka një mesazh për artizanët, artistët dhe të gjithë ata që kanë pasione të fshehura, që duhet të guxojnë sepse njerzit sot kanë nevojë për duar të arta që nxjerrin dritë dhe ngjyra në këto ditë gri. Ajo ka një mesazh edhe për lexuesit, i këshillon që ta vlerësojnë artin dhe të bukurën. T’ju kushtojnë rëndësi detajeve të punuara nga artistët sepse ato kanë shpirt, magji, kreativitet, lodhje, dashuri, përkushtim, ngjyra dhe kohë, të gjitha të shkrira në një punim të vetëm, që konsiderohet “Dhurata Unike” për të shtrenjtit tanë.
E gjeni në Instagram: @art_bymel_
Bisedoi: Aleksandra Stambolliu