Ngjyrat prej Zadrime si askurrkund
Tezgjahu, një pajisje artizanale prej druri gjendej pothuajse në çdo shtëpi të të gjitha zonave të vendit, si Vlora, Gjirokastra, Fieri, Berati, Kruja, Lezha, Tropoja, Kukësi, etj. Tezgjahu mbetet një traditë trashëguar ku qëmoti vajzat dhe gratë endnin veshje për nevojat e familjes dhe të të afërmve të tyre.
Gjitahshtu tezgjahu është përdorur dhe përdoret ende për qilimat, sixhadetë, por edhe veshjet popullore, të punuara me një larmi ngjyrash dhe modelesh. Me anë të disa pajisjeve të thjeshta, kallama, shkopinj, dërrasa, tuba e litarë mund të realizohen prodhime të veçanta, të bukura dhe të larmishme që konkurrojnë edhe markat më të famshme.
Kjo traditë që breza më parë filloi për mbijetesë, vazhdoi si zejtari, tashmë është kthyer në një art të mirëfilltë për Colors of Zadrima. Vitet e fundit një grup vajzash e grash në Zadrimë u bashkuan për të ndarë së bashku pasionin mbi të bukurën dhe traditën duke gërshetuar atë mes tradicionales e modernes duke i dhënë ngjyra ço punimi të tyre.
Punimet e këtyre vajzave janë të shumëllojshme që nga veshjet popullore të zonës të Zadrimës, çanta të modeleve dhe llojeve të ndryshme, shtroje tavoline, perde e shaje të dimensioneve të ndryshme. Gjithashtu gratë e qendrës kanë eksperimentuar edhe me kultivimin krimbit të mëndafshit ku më pas përpunimi i fijes së tij bëhet me një kujdes të veçantë duke ndjekur gjithë proçedurën e vjetër ndër shekuj të endjes dhe thurjes së saj.
Më shumë në @colors_of_zadrima