Sfidat e grohjes globale
Ngrohja globale është tashmë një çështë emergjence për shëndetin
Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se ngrohja globale prej vitit 2030 deri në vitin 2050 do të jetë shkaktare për rreth 250.000 humbje jete si pasojë e kequshqyerhjes, dhe gjithë përkeqësimin e kushteve që ngrohja globale sjell në sëmundjet e malarjes, diarresë, sëmundjet e zemrës duke mos lënë mënjanë dhe sëmundjet e frymarrjes e shëndetit mendor.
Ngrohja globale lidhet me katastrofat natyrore
Kombet e Bashkuara alarmojnë se katastrofat natyrore po ndodhin tashmë një herë në çdo javë. Pasojat do të jenë shumë herë më të mëdha për të varfërit dhe ata që ndodhen në pamundësi ekonomike për t’i bërë ballë pasojave. Gjithashtu vendeve në zhvillim u mungon kapaciteti, teknologjia, infrastruktuta dhe financat për t’ia dalë mbanë ndaj këtyre situatave.
Fermerët e vegjël janë më të prekurit nga pasojat e ngrohjes globale
Këta fermerët do e kenë të vështirë të marrin mbrapsh mundin e tyre. Temperaturat e larta dëmtojnë të mbjellat ashtu si parazitët e shtuar për shkak të klimës ndikuar nga ngrohja globale. Gjithashtu klima e ndryshuar sjell dhe ndryshimin e e përshtatjes së kulturave bujqësore me të.
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të vuajnë më tepër pasojat
Në zonat rurale dhe në vende të varfëra e pak të zhvilluara, janë gratë, fëmijët a të moshuarit që dalin për të mbledhur dru, mbushur ujë apo punë të tjera si këto. Shkak i distancave të mëdha për këto burime, kequshqyerja, tekat e temperaturave të larta, sëmundjeve nga mungesa e higjenës, e rrit mjaftueshëm mundësinë që këto grupe të preken më shpejt e më lehtë nga pasojat e ngrohjes globale.
Ngrohja globale sjell spostimin e komuniteteve
Ndryshime të mëdha pësojnë edhe komunitet me lëvizjen e tyre demografike për shkak të ngrohjes e konkretisht rritjes së nivelit të detit, thatësirë ekstreme apo shterja e burimeve të ujrave të pijshëm apo zhdukja e pyjeve. Komunitete të tëra u është dashur të zhvendosen për shkak të këtyre situatave që në mos në mënyrë të drejtëpërdrejtë, tërthorazi e kanë një lidhje me ngrohjen globale.