Nila Iljazi / Gruaja që fshihet pas gatimeve të veçanta
Nëse ke një llogari në Instagram dhe je gjithmonë duke ruajtur receta e gatime, atëherë do jesh patjetër një ndjekës/e i/e rregullt e postimeve nga gatimet e Nila Iljazit. Për çdo ditë ajo na jep një ide se ç’të gtujmë të nesërmen, për një ditëlindje, për një rast të veçantë, apo për çdo lloj eventi a fundja për qejf. Janë gatime që në të shumtën e rastit duan përbërës të thjeshtë, të gjendshëm e me kosto të ulët. Ndonjëherë edhe me ato që i kanë mbetur frigoriferit e dollapit të kuzhinës Nila na jep ide sesi mund të sajojmë një drekë a darkë të shijshme. E kur vjen puna tek të ëmblat ajo di të na mësojë e inkurajojë se sa thejshtë mund të bëhet një ëmbëlsirë që zor se i reziston.
Prej shumë vitesh Nila jeton në Britaninë e Madhe. Sigurisht iu desh pak kohë që t’i përshtatej jetës së re atje dhe të mësohej me produkte e prodhime aspak mesdhetare siç ish mësuar në Durrësin e saj diellor. Megjithatë ajo di aq mirë t’i mbledh e t’i feks në ngjyra e pamje ndjellëse gatimet e saja. E nuk ka ditë që na shtie nepsin dhe dëshirën për të gatuar recetën e saj! Edhe vakti më i thjeshtë gatuar nga Nila vjen kompozuar aq me shije e këndshëm a thua se një staf i tërë profesionistësh janë angazhaur për setin fotografik të ndonjë reviste.
Dekori dhe sfondi janë pothuaj si një banket që herë duket sikur është shkëputur ng një përrallëz, herë nga një pallat mbretëror e herë nga dora e një nikoqire që nuk di të sajdis mirë e bukur një tavolinë me aq pak ç’i ndodhen. Nila me thjeshtësinë që e karakterizon u përgjigjet çdo pyetje se si mund të realizohet një recetë. Aspak nuk përton, mërzitet e ngutet të dëftej me përpikmëri recetën e saj. Edhe pse është gjithë ditën në turravrap mes punës dhe angazhimeve familjare, gatimi me pasion dhe gjithë kohën e ngeshme që do nuk e bezdis aspak atë. Gjithmonë është në gadishmëri të gatuaj për familjen e miqtë dhe ajo vetë beson se të gatuarit e të kënaqurit të tjerët e ka bërë akoma më këmbëngulëse dhe të inkurajuar të gatuaj me aq pasion. Ndoshta më shumë!