Nisma “A million elephants”/ Nisma në ndihmë të artizanëve në Laos
“A Million Elephants” u themelua nga Brittany Petrie në moshën 26 vjeçare, gjatë udhëtimit në Laos në 2017, pasi babai i saj emigroi nga Laos pas përfundimit të Luftës së Vietnamit në fund të viteve 1970. Emri i organizatës u inspirua nga Laosi i cili gjatë viteve 1354 – 1707 njihej si “Kingdom of Lan Xang”, që përkthehet “Land of a Million Elephants”. Misioni i organizatës është krijimi i mundësive për artizanët në Laos që të sigurojnë të ardhura, të ndajnë kulturën e tyre dhe të mbështesin përpjekjet për ruajtjen e elefantëve në Laos.
Brittany Petrie punon me artizanët nga Laosi që të shpërndaj punimet artizanale në të gjithë botën. Artizanët përpunojnë materiale të ndryshme si bimët e xhunglës, drurin ekzotik, bambu, argjend dhe alumin të ricikluar nga bombat. Koleksioni i tyre përfshin produkte si shall, çanta, bizhuteri dhe produkte për shtëpi që punohen nga artizanët vendas me teknika tradicionale nga brezat e vjetër.
Mbështetja e tyre është e rëndësishme sepse nga 1964 deri në 1973, Laos u bombardua nga ShBA. Kjo periudhë njihet si “lufta e fshehtë” e Amerikës dhe njihet si një nga bombardimet më të rënda në histori që shkaktoj vdekjen e 10% të popullsisë në Laos. Dëmet shkatërruese janë akoma të pranishme pasi çdo vit shkaktohen 50 viktima nga municionet e pashpërthyera dhe ndotje në tokat bujqësore që krijojnë vështirësi ekonomike.
Nga Aleksandra Stambolliu