Një copëz Amerikë në Gjirokastër
Nuk e kishit menduar, por në mes të Gjirokastrës, në zemër të zonës muzeale, do të provoni ëmbëlsira karakteristike amerikane. Bashkë me shijen e veçantë do të ndjeni dashurinë dhe pasionin e Brenës. E ardhur në Gjirokastër 3 vjet më parë, si vullnetare e Korpusit të Paqes, Brenna Moran nuk u largua drejt vendlindjes Amerikës. Gjirokastra dhe njerëzit e bënë për vete ndaj vendosi të realizojë këtu ëndrrën e saj.
Ajo ka hapur para ne Gjirokaster një punishte të vogël ëmbëlsirash quajtur ‘Sweet Cellar”. Vec këtyre produkteve që i përgatitet herët në mëngjes, Brenna përgatit edhe çajra të ndryshëm, limonada, lëngje frutash të freskëta. Me një shqipe që tingëllon kaq bukur nga goja e saj, ajo shpjegon gamën e produkteve që ofron, të veçantat e tyre. Qënia e saj reflektohet tek të gjitha detajet brenda dyqanit.
Ështe e lumtur që ka krijuar një copëz Amerikë në Gjirokastër, jo vetëm me gatimet, por me stilin e arredimit e vendosjes në mënyrë të thjeshtë, praktike e të këndshme të orendive. Mes tyre spikasin fotot e familjes që i mban pranë për të shkurtuar distancën e madhe që i ndan fizikisht. Produktet: biskota të thjeshta, biskota me arra, kek me cokollatë të zezë, tortë, bukë e ëmbël, çajra, limonada, lëngje frutash, etj.