Një e vërtetë e mikpritjes shqiptare në shtëpinë e qeramikës së Janës dhe Vasilit
Kjo është një histori fantastike e jetuar nga unë rreth 1 vit më parë krejt rastësisht. Dy shoqe e mia, duke ditur pasionet e mia, më çojnë në një punishte qeramike në një fshat të Lezhës.
Aty takova për herë teë parë Janën dhe Vasilin. Herë Vasili punonte me baltën eherë pikturonte. Të njëjtën gjë bënte dhe Jana.
Kur hyra ne punishte, m’u duk sikur hyra në një muze, ndërkohë që unë prisja të shihja një dyqan qeramike. Me shumë pasion dhe durim, duke hequr kohën e vyer të punës me të cilën mbanin familjen, ata më tregonin historinë e cdo punimi dhe historitë e tyre personale dhe historitë e Shqiperisë, të zonës së tyre, me nje thjeshtesi që më mahniti.
Me ftuan që të provoja të punoja në torno (në të cilën deshtova mrekullisht) dhe më pas më ofruan të pinim nje kafe. Në bisedë e siper Vasili më tha: “kam shumë qejf të kem një aparat kafeje këetu ne punishte ku njerezit të vijnë dhe të pijnë dhe kafe”. Prit… njerëzit mund të vijnë dhe të pijne kafe në vendin ku ti punon, ku heq orën e punes për të ndare kohën bashkë, ku më mëson të punoj pa asnjë lloj interesi?
U habita. Zakonisht njerëzit punojnë për të blerë nje aparat kafeje te shtepia e tyre, ndersa Vasili e do ne punishte që të pijnë miqtë vizitorët.
Pasi biseduam njëfare kohe, ata më ftuan që unë të shkoja atje sa herë të doja, të mesoja, të provoja… Vazhdonte më bente pershtypje. Me pas e kuptova që nuk isha une e privilegjuara (sa keq! Sa mirë!), ata i ofronin të njëjtën mbështetje kujtdo që kishte të njëjtën dëshirë dhe pasion për baltën.
Pastaj mendoja me vete se si arritëm deri ketu, si na bën kaq shumë përshtypje mbështetja, mirësia, inkurajimi dhe nuk na bën përshtypje e kundërta që mbizotëron tashmeë.
Dhe historia vazhdon…
Vasili dhe Jana na paskërkan komshijtë më të mirë. Komshijtë e tjerë janë disa agroturizme, një fabrike vere, një zonjë e nderuar që punon në tezgjah dhe shet… Na folën për një dyqan e punishte qeramike që kane afer, “Ata punonin shume mire”, – më thonë Jana dhe Vasili. Ne, njerëzit normale larg Fishtës këtë punishten ndryshe e quajme konkurrenca, kurse Vasili e quan një vend që duhet vizituar, madje dhe të shoqëron nëse do. Secili në fshat paska pune dhe e mbeshtesin njeri-tjetrin, dhe mbeshtesin gjithe fshatin.
Pasi piva kafen si ëe shtepinë time, në një shtëpi ku u ktheva shumë e shumë here të tjera, reflektova gjatë në atë se cfarë e dallon nje komunitet nga nje vend ku rrijne njerëz, cfarë duhet të jete biznesi ne vend të çfare është, çfarë pasurie është artizanati, se çfare kënaqësie është të jemi mes nesh dhe të ndajmë mes nesh etj. Gjithë këtë reflektim po e ndaj sot me ju që të kerkoni mes jush Jana-t dhe Vasilë-t.
Mikpritja shqiptare nuk ishte ajo që une kisha lexuar në libra, mikpritja është ajo që unë ndjeva atë ditë, në atë vend të pastër me baltë vendi.
Nga Klarida Bregaj