Një etiketë për impaktin në ushqime
Produkteve të ushqimit dhe pijeve në Evropë tashmë do të pajisen me një ndihmojë njerëzit të bëjnë zgjedhje të qëndrueshme në supermarket. Kjo sipërmarrje e re do të testohet së pari në Mbretërinë e Bashkuar këtë shtator, me një synim etiketimin e të gjithë prodhimeve bujqësore me këtë etiketë në gjithë Evropën në vitin që vjen.
Produktet duke përfshirë mishin, qumështin dhe perimet do të vlerësohen sipas emetimeve të tyre të karbonit, ndikimit të biodiversitetit dhe përdorimit të ujit nga ferma në supermarket. Rezultatet do të bazohen në meritat individuale të një produkti, në vend të një vlerësimi të përgjithshëm për një lloj ushqimi.
Etiketat do të jenë njësoj si ngjitësit e përdorur tashmë nga prodhuesit për të shfaqur për shembull përmbajtjen e kripës, sheqerit, yndyrës dhe kalorive të produkteve ushqimore. Produkteve do t’u jepet një vlerësim prej A * në G, si dhe një ngjyrë e kuqe, portokalli ose jeshile. Sistemi do të mbikëqyret nga një organizatë jofitimprurëse e re evropiane e quajtur Foundation Earth.
Ajo tregoi gadishmëri për të ndihmuar njerëzit të bëjnë zgjedhjen e duhur tek përzgjedhin në raftet e supermarketeve ushqimet e tyre. Kjo organizatë mori mbështetjen e qeverisë angleze por edhe konfirmimin e bashkëpunimit me zinxhirit më të madh të supermarketeve në këtë vend.