Disa prej aftësive të mbvijetesës që duhet t’u mësohet fëmijëve
Shumë nga këto aftësi mund të arrihen përmes kampeve verore, alpinizmit, gjuetisë dhe udhëtimeve të peshkimit dhe në dukje duken si njohuri dhe aftësi të cilat nuk janë dhe aq të nevojshme por nnë fakt është e kundërta.
Ndaj në këtë artikull po listojmë disa prej aftësive të nevojshme që fëmijët duhet të fitojnë jo vetëm për të mbijetuar por njëkohësisht për të krijuar besim dhe pavarësi. E cili prind nuk do e dëshironte?
1. Peshkimi
Kjo është një aftësi që të gjithë fëmijët duhet të zotërojnë. Por realiteti tregon se shumë njerëz nuk dinë të kapin peshk direkt nga hapësira të hapura veçse me një kallam pa qindra takëme teknologjie.
2. Pastrimi dhe gatimi i peshkut
Pastrimi i një peshku dhe aftësia për ta gatuar është e vështirë dhe do praktikë për ta mësuar si duhet. Por me pak drejtim dhe edukim nga prindërit e tyre, ata do të jenë në gjendje ta kryejnë këtë punë pa shumë vështirësi.
3. Ndezja e një zjarri
Fëmijët duhet të dinë se si të përgatisin dhe ndezin një zjarr pa përdorimin e një çakmaku. Kjo mund të duket si një arritje e pamundur por me pak durim arrihet duke përdorur mjetet e duhura si gurë, shkopinj dhe ashkla të thata. Është në vetvetev një formë arti kjo mënyrë. Për një ambjent si pylli, zjarri është i rëndësishëm: do t’ju mbajë të ngrohtë, do të gatuani ushqim, do të mbajë larg kafshët e egra dhe do të mbajë larg insektet gjithashtu.
4. Gatimi mbi zjarr
Pasi të kenë mësuar se si të ndizni një zjarr, tjetër çka duhet të mësoni është se si të gatuash mbi të. Gatimi mbi një zjarr në pyll është krejtësisht ndryshe nga përdorimi i ndonjë pajisjeje në kuzhinën e shtëpisë. Gëzimi i një vakti gatuar nga vetë fëmijët do t’u japë atyre besim.
5. Përdorimi i një thikë
Një thikë e vogël xhepi është një mjet i përshtatshëm për fëmijët dhe fillestarët për të mësuar sesi mund të përdoret për nevoja të ndryshme në ambjente si pylli. Nëse familja juaj shpesh bën aktivitete krijuese në natyrë, merrni parasysh t’i lini ata të mbajnë gjithmonë një thikë xhepi. Filloni duke trajnuar me gdhendjen e një cope druri.
6. Gjeni një strehë
Gjetja e një strehe mund të jetë e vështirë dhe varet vërtet nga vendndodhja dhe mjedisi përeth. Por le të themi se jeni në pyll me fëmijët tuaj: luani një lojë me ta dhe shihni kush mund të gjejë strehën më të mirë së pari. Tani, jini të kujdesshëm, nuk doni që fëmijët tuaj thjesht të ikin dhe të humbasin. Jepuni atyre një bilbil me vete për çdo rast dhe thjesht vëzhgojini në distancë.
7.Bëni një strehë
Gjetja ose bërja e një strehe është përparësi nëse e gjen veten në një situatë mbijetese. Ne njerëzit e kemi të pamundur përballojmë kushte të vështira për të luftuar të ftohtin ose nxehtësinë, ndaj para ushqimit dhe ujit, strehimi është i pari. Të bësh një strehë prej materialeve që gjenden në pyll është në të vërtetë një aktivitet argëtues që të gjithë mund ta bëni si familje. Asgjë nuk është më mirë sesa të argëtohesh ndërsa mëson këshilla të dobishme për mbijetesën.
8. Gjeni dhe pastroni ujin
Uji është i domosdoshëm për mbijetesën tonë, ne mund të qëndrojmë pa ushqim për disa javë, por mund të qëndrojmë pa ujë vetëm për tre ditë. Të jesh në gjendje të gjesh ujë dhe nëse duhet të pastrosh kërkon aftësi dhe dije. Mund të pastoni ujin, ose duke zierë (do të keni nevojë për atë zjarr për këtë) ose mund të përdorini tableta të gatshme purifikimi për të pastruar ujin. Këto proçese zakonisht fillojnë duke filtruar me një beze të pastër ujin e burimit që keni arritur të gjeni. Sigurohuni të mos ketë erë të keqe e të mos jetë I turbullt gjithashtu.
9. Mësohuni të jepni ndihmën e parë
Fëmijët duhet të jenë në gjendje të përdorin të gjitha sendet që gjenden në një kuti të ndihmës së shpejtë dhe të dinë se për çfarë shërbejnë të gjitha. Kjo nuk është vetëm një aftësi mbijetese por edhe një aftësi jetësore.
10. Mësoni sit ë sinjalizoni nevojën për ndihmë
Fëmijët duhet të jenë në gjendje të krijojnë ose identifikojnë një mënyrë për të sinjalizuar se janë në rrezik apo kanë nevojë për ndihmë në mënyrë që ata të shpëtohen menjëherë. Njohja sesi të orientohet me shënjuesit e vendndodhjeve dhe sesi të sinjalizojnë një situatë jot ë zakontë është një aftësi që duhet mësuar patjetër.
13. Mësoni orientimin
Mësojeni fëmijën tuaj se si të orientohen në hapësirë duke përdorur diellin dhe krijoni një orë diellore për të treguar kohën nëse është e nevojshme. Leximi i saktë i një harte dhe kuptimi i vërtetë se si funksionoj orientimi në terren do t’i ndihmojë ata të gjejnë të keni aftësi të mira edhe për të gjetur strehë dhe ujin më të afërt.