Një fermë për vogëlushët e varfër
Refiloe Fifi Molefe ka më shumë se 12 vite që ushqen fëmijë të varfër nga ferma e saj urbane, në skajin verior të qytetit të Joburgut. Gjithë njerëzit që kalojnë çdo ditë pranë kësaj ferme të vogël që prodhon sasi të mëdha perimesh të freskëta e dinë se për kë mbillen të gjitha perimet e frutat aty.
E njohur edhe si ‘Farmacia e Fifit’, kjo fermë ofron falas pemishtet e saj për fëmijët e varfër të komunitetit lokal. Gjithë ferma e pazakontë në një lagje qyteti drejtohet nga 59 vjeçarja Refiloe Molefe e cila thotë se të ushqyerit e fëmijëve me ushqime të shëndetshme ka qenë gjithmonë pasioni i saj.
“Për të kontribuar, për të dhënë një dorë në një çështje që ke përzemëe nuk ka të bëjë vetëm me të shpenzuarit pará. Ka të bëjë me zellin që ke brenda teje për të thënë:” Unë mund ta bëj atë! Unë kam gjithmonë ç’të jap! Për mua ishte si një ëndërr sepse ditën kur hyra në atë portë, nuk kisha asnjë cent në xhep. Por kisha diçka që digjej brenda meje për të thënë: ‘Unë dua të bëj ndryshimin dhe ndryshimi që dua të shoh fillon nga mua, veprat e mia.”,-shprehet gjithë entuziazëm Fifi.
Në fermën e saj fëmijët vijnë gjithmonë për të mësuar diçka rreth mbjelljes, kultivimit dhe përkujdesjes për bimët që ndodhen aty. Ajo ju mëson atyre sesi të jetojnë shëndetshëm me perime e fruta stinore, një mënyrë që do t’ju kursejë atyre vizitat tek mjeku. Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Johanesburgut, Molefe tani po trajnon gratë në të gjithë rajonin për t’i mësuar atyre mjeshtërinë dhe zanatin e përpunimit agro, si të bëjnë lëngje të shëndetshme nga perimet. Ideja është që gratë të mësojnë prej saj dhe të praktikojnë kopshtarinë në shtëpitë e tyre, nëse është e mundshme.