Një fjalë e mirë
Ndodhë rëndom që lodhja e një dite të mbingarkuar prej punëve e derteve të soj-sojshme të na hutoj deri në pikën ku harrojmë dhe vetën tonë! Fundja, bota e trandun mes konsumerizmit dhe piskamave të forta për një grimcë njerzillëk nuk e ka të lehtë ballafaqimin me vetën e tëhuajsuar n’pasqyrën gjithë mjegullnaja!
Pra, siç po thoshim rëndom hutimi na bën t’shndërrohemi në qenie aq të pandjeshme saqë harrojmë edhe t’buzëqeshim! Harrojmë një “mirëmëngjes ose natë të bardhë’ për punëtorin kurriz-kërrysur tek marketi ku marrim ujin para se të ngjisim shkallët e pallatit! Një -falemnderit- për xhajën që na i fal qeset e portokalleve … a një “shëndet” për nënën e bardhë si bora që preshin e majdanozin buzë rrugës e shet … një “bekime paç” djalit fjalëpak që kthen kusurin në bulmetoren e vockël të mëhalles ose “të lumshin duart” vajzës së fisme që me zemër e gatitë përditë kafenë tonë preferuar!
Pak, shumë pak … aq pak duhet për me e lehtësu jetën e njëri-tjetrit! Ndofta një fjalë e mirë mjafton për ta paqtu shqipen tonë!
Nga Fjolla Spanca