Një grua si Sandhya!
Sandhya Marawi nga India do i duhej të mobilizohej shpejt e të gjente një punë çfarëdo pasi humbi të shoqin dhe do duhej të kujdesej e vetme për tre fëmijët e saj të mitur 8, 6 dhe 4 vjeç. Vendosi të bëj punën e hamallit në një stacion treni, punë e cila në Indi konsiderohet një punë që u përket vetëm burrave dhe se gratë assesi nuk mund të gjejnë veten në punë të tilla.
Për Sandhya nuk kishte shumë rëndësi sytë e udhëtarëve që e shoqëronin ngado tek transportonte çantat e rënda mbajtur mbi krye. Për të ajo çka mjafton është fakti se kjo punë i siguron të ardhura për t’u kujdesur për fëmijët e saj. Edhe sikur most ë mjaftona puna e vështirë që bën Sandhya do i duhet të udhëtoj për çdo ditë rreth 45 km e të kthehet në shtëpi e të gatuajë për fëmijët e saj dhe pastrojë shtëpinë.