Fëmijë që ngazëllejnë shtëpinë e të moshuarve
Por çdo të martë dhe të premte, 18 fëmijë nga kopshti Eileen Madson, në British Kolumbia në Kanada, arrijnë me një autobus të verdhë shkolle, në shtëpinë e të moshuarve, po në të njëjtin qytet, për të kaluar pak kohë me së bashku. Vogëlushët vazhdojnë mësimet, lojrat zbavitëse dhe punëdoret sipas programit mësimor, por veçse kësaj rradhe të shoqëruar në këto aktivitete nga të moshuarit. Shumica e këtyre të moshuarve kanë zgjedhur të angazhohen plotësisht me fëmijët.
Kay Maras, pensionistja 84 vjeçare nuk e kishte aspak të letë për t’u angazhaur në aktivitete fizike megjithë dëshirën e madhe. Asaj iu deshën muaj të tërë terapi fizike për të forcuar këmbët e saja për të qënë e mjaftuehëm në gjendje për ecejaket e lojrave me fëmijët e kopshit. Ajo ndonjëherë i ndihmon fëmijët me lexim, shkrim dhe projekte arti, dhe ndihet aq e motivuar për të ndihmuar fëmijët aq herë që ndihet mirë fizikisht.
“Mendova se fëmijët nuk do të donin të kalonin kohën me ne, por ata e bëjnë këtë,” – tha zonja Maras tek mbante në prehër pesë vjeçaren Kayla Wolfenden, tek i mësonte vogelushes shkronjën ‘I’.
Jetojmë në një kohë kur gjithnjë e më shumë fëmijët rriten me pa praninë e një gjyshi apo gjysheje në shtëpi, hulumtimet shkencore tregojnë se fëmijët po humbin mundësitë e vyera për të mësuar nga njohuritë, përvoja dhe mënçuria e gjyshërve. Nga ana tjetër, angazhimi i gjyshërve prej shtëpisë së të moshuarve sjell një përfitim mjaft të mirë edhe për ta. Kështu për pak orë, këta gjyshër do të kenë mundësinë të luajnë rolin e gjyshit apo gjyshes me vogëlushët e të mbushin një boshllëk.
Një studim në Sh.B.A zbuloi se të rriturit e moshuar që punonin me fëmijë në një shkollë kishin më pak stres dhe një cilësi më të mirë të jetës krahasuar me ata që jetonin në një institucion të kujdesit të të të moshuarve që nuk kishte angazhime me të ngjashme me fëmijët.