Një kopshtar si Alessandro
Alessandro me origjinë nga Italia u transferua në Londër ku menaxhon një studio tatuazhesh. Ai është bërë i njohur për frutat dhe perimet që rrit, falë gjyshit që i mësoi gjithçka për tokën dhe mënyrat e ndryshme të kopshtarisë pa përdorur kimikate të dëmshme.
Zhvendosja në Londër i dha idenë për të krijuar një vend ku natyra mund ta shkëpuste nga rutina e përditshme. Ai nisi të rriste perimet dhe frutat e tij si kundërpërgjigje ndaj prodhimit masiv të ushqimeve nga ndërmarrjet e mëdha që përdorin plehra kimike dhe pesticide që ndryshojnë biodiversitetin dhe dëmtojnë mjedisin.
Pavarësisht se nuk kishte shumë hapësirë ai arriti të maksimizoj prodhimin e tyre duke përdorur kopshtarinë vertikale nga e cila furnizohej me fruta ose perime duke shmangur nevojën për blerjen e tyre nga dyqani. Alessandro përdor metoda të ndryshme që të ruaj shëndetin e tokës si bimë që largojnë insektet, shumicën e farave e siguron nga farat e prodhimeve të tij.
Alessandro i rekomandon të gjithëve që të rrisin vetë perimet dhe frutat dhe të krijojnë sa më shumë hapësira të gjelbërta. Oborret në qytete dhe zonat e gjelbërta ulin nivelet e emetimit të karbonit dhe e bëjnë ajrin më të pastër dhe të shëndetshëm.
Nga Aleksandra Stambolliu