Një libër nga Bill Gates / Si të shmangim katastrofën e klimës
Bill Gates ka ndryshuar jetën tonë përmes Microsoft dhe ka shpëtuar mijëra jetë falë fondacionit të tij që lufton poliomelitin, tuberkulozin dhe malarien. Tani ai vjen me një libër “How to avoid a climate disaster” ku shpjegon sesi mund të shmangim një katastrofë në klimë ndërsa thekson se rritja e vazhdueshme e temperaturave globale do të marr 5 herë më shumë jetë sesa pandemia e COVID-19.
Dëmi ekonomik do të jetë i rëndë, pasi ndryshimi i klimës sjell më shumë stuhi, thatësira, përmbytje, zjarre, sëmundje dhe dëmtime në prodhimin e ushqimit. Në këtë libër Bill Gates përcakton një plan të gjerë, praktik dhe të arritshëm për mënyrën sesi bota mund të arrij në zero emetime të gazrave serë për të shmangur një katastrofë. Emetimet globale të karbonit janë 65% më të larta sesa ishin në 1990. Gates pranon se e gjithë kjo do të thotë se duhen gjetur më shumë zgjidhje dhe se ulja e emetimeve të karbonit është shumë komplekse sepse prek çdo aktivitet njerëzor.
Bill Gates ka kaluar një dekadë duke shqyrtuar shkaqet dhe efektet e ndryshimit të klimës. Me ndihmën e ekspertëve nga fusha e fizikës, kimisë, biologjisë, inxhinierisë, shkencave politike dhe financave, ai është përqendruar se çfarë duhet bërë për të ndaluar një katastrofë mjedisore. Në këtë libër shpjegon pse duhet të eleminojmë gazrat serrë dhe se çfarë duhet të bëjmë për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm.
Zhvillimi teknologjik i kombinuar me politikat e duhura dhe veprimin e qeverisë mund të zvogëloj emetimet e gazrave serrë. Duhet të gjejmë mënyra të pastra për të përmbushur kërkesat për më shumë energji, ushqim dhe produkte që vijnë me rritjen e popullsisë globale. Shembujt përfshijnë prodhimin e energjisë elektrike duke përdorur erën, “cheap hydrogen” dhe mjete të tjera.
Për të arritur këtë duhet të përdorim më shumë burime të ripërtëritshme, më pak lëndë djegëse, të ndryshojmë mënyrën sesi prodhojmë mallrat, sesi udhëtojmë dhe të rrisim vetë ushqimet. Ndërsa për transportin propozon zhvendosjen në energji elektrike ose karburant të lirë alternativ.
Nga Aleksandra Stambolliu