Kultura konsumatore shpjeguar në një libër
Kemi vendosur t’ju sjellim sugjerime lidhur me librat që bëjnë të mendosh ndryshe lidhur mbi globalizimin dhe shembuj që nxisin marrjen hapave të vogla ndryshimi në qasje me ekonominë lokale, zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural e gjithashtu kujdesin ndaj mjedisit.
Ndaj sot ju sugjerojmë librin e Stuart Ewen, “Kapitenët e Ndërgjegjes: Reklamimi dhe Rrënjët Sociale të Kulturës Konsumatore (Captains Of Consciousness: Advertising And The Social Roots Of The Consumer Culture)”.
Ky libër ofron një vështrim historik në origjinën e industrisë së reklamave dhe shoqërisë së konsumit në fund të shekullit XX. Për këtë botim të ri Stuart Ewen, një përfaqësuesit më të shquartë dekadave të fundit mbi kulturën popullore, që në parathënien e këtij libri na bën të konsiderojmë seriozisht ndikimin e vazhdueshëm të reklamës dhe komercializmit në jetën tonë të përditshme.
Duke mos e kursyer kritikën e tij në mënyrë rigoroze për konsumatorët dhe kulturën reklamuese që u shërben atyre, ai ofron një histori interesante të mënyrave në të cilat biznesi ka rafinuar aftësinë për t’u marr mendjen konsumatorëve e duke u zhytur gjithnjë e më shumë në një konsumizëm të shfrenuar e shpesh të panevojshëm.