Një libër për një hallkë të këputur të kujtesës sonë
Nuk ndodh rrallë që njerëzimit i vishet një memorie kolektive artificiale e cila bën që civilizime të ndryshme të pësojnë krizë identiteti. Kështu ndodhi dhe me ne pas rënies së komunizmit: përmes shkatërrimit të çdo objekti që na lidhte me atë kohë, na bëri të besojmë se kësisoj do të mund të shfarrosnim nga kujtesa një të shkuar plot neveri dhe absurditet.
Elektra Haxhia përmes albumit “Magazina e Komunizmit Shqiptar” ka bërë të mundur të mbledhë një pjesë të mirë të objekteve nga përditshmëria e jetës së atëhershme: kjo si një mënyrë për të na treguar se përvojat e së shkuarës përmes këtyre objekteve, janë hallka e këputur e kujtesës sonë