Një ligj ndërkombëtar për ndotësit e mjedisit
Një moment historik do të quhej nëse dëmtimi i natyrës (të quajtur edhe me termin ekocid) do të shihej si një krim për togat e zeza të Gjykatës Ndërkombtare të Hagës. Kështu një ekip avokatësh ndërkombëtarë kanë sfiduar me hartimin e një projektligji si mënyrën e vetme për të ndërgjegjësuar multikompanitë dhe kombet anekënd globit për impaktin e aktivitetit njerëzor mbi ntyrën.
Sfida qëndron në faktin e pasjes së një përkufizimi ligjor, si fillim, duke hapur rrugën që ai të cilësohet një krim ndërkombëtar, krahas gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe krimit të agresionit. Projektligji, i hartuar nga ekspertë ligjorë nga e gjithë bota, e përkufizon ekocidin si: “Akte të paligjshme ose të pahijshme të kryera me dashje kundër mjedisit që passjell dëmtim të rëndë e afatgjate të saj”. Përkufizimi do t’u vihet në dispozicion 123 kombeve që i përkasin Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC).
Nëse miratohet nga shtetet anëtare, ligji mund të përdoret për të ndjekur penalisht shkelësit përmes gjykatave ndërkombëtare në Hagë. “Përcaktimi i krimit është një hap i parë në rrugën e diskutimit, debatit dhe rrugës drejt ratifikimit të saj,” tha Alex Ëhiting, ish punonjës i ICC, dhe një nga ekspertët ligjorë që ndihmoi në përkufizimin e krimit mjedisor për
Kjo shihet si një ogur i mirë prej shumë aktivistëve mjedisor dhe një rreze shprese për të bërë të mundur që mjedisi të ketë një mbrojtje ligjore tej ligjeve kombëtare për gjithë ndotësit e paprgjegjshëm, njëkohësisht subjekte të së drejtës ndërkombtare. Është koha për t’u dënuar ata që me vullnet nuk arrijnë dot të duan mjedisin e ndoshta kjo mënyrë do të jetë e duhura për t’u dhënë një mësim multikompanive dhe qeverive.