Një mësues si Maliqi

Maliq Torra është mësuesi 61 vjeçar që jep gjuhë letërsi në gjimnazin në Velçan të Mokrës. Përveç se ushtron profesionin e mësuesit ai shkruan edhe poezi të cilat i ka botuar. Në mëngjesin e 19 janar 2021 një foto e tij nisi të shpërndahej me shpejtësi në rrjetet sociale dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në foto ishte mësuesi Maliq Torra me maskën për t’u mbrojtur nga COVID-19, çantën me libra në njërin krahë dhe një tufë shkarpa në krahun tjetër. Çdo ditë gjatë dimrit ai merr shkarpa me vete për të ndezur lehtësisht zjarrin në shkollë. I diplomuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, ai ka dhënë kontributin e tij në mësimdhënie për një kohë të gjatë dhe do të vazhdoj të kontribuoj gjithmonë për të.
Nga Aleksandra Stambolliu