Një pastrues universal për shtëpinë
Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë sesi të përgatisni një pastrues për shtëpinë. Përveç se do të shmangni kimikatet toksike do të shmangni dhe paketimet plastike. Për përgatitjen ju nevojiten uthull e bardhë, ujë dhe vaj esencial sipas preferencave që keni.
Receta:
Në një shishe shtoni në sasi të barabartë uthullë të bardhë dhe ujë. Në fund shtoni disa pika vaj esencial, nëse nuk ju shqetëson aroma e uthullës mund të mos e shtoni vajin esencial.
Kujdes! Kjo përzierje me bazë uthulle nuk duhet të përdoret në dysheme me dru. Gjithashtu disa njerëz kanë ndjeshmëri ndaj uthullës.
Nga Aleksandra Stambolliu