Një planet në nevojë të tejmë për pakëz përkujdesje
Amerika perëndimore ka hyrë tashmë në dekadën e tretë të thatësirës. Kriza prej e rritjes së temperaturave dhe ndryshimi i motit ngre pikëpyetje të mëdha në lidhje me të ardhmen e këtij rajoni, megjithëse ky nuk është një problem i panjohur dhe vetëm për këtë rajon.
Në vitin 2020, ‘Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike’, një organ që mbledh personalitete të mendimit shkencor, vlerësoi se 178 milion njerëz do të vuajnë pasojat e mungesës së ujit, degradimi i habitateve deri në vitin 2050 e kjo për shkak të thatësirës. Edhe pse temperaturat globale nuk rriten më shumë 1.5 ° C në vit, krahasuar ky ndryshim me nivelin mesatar të temperatrave para revolucionit industrial. Sipërfaqë të mëha tokësore po kthehen tashmë po kthehen në shkretëtira për shkak të keqmenaxhimit të tokës dhe ndryshimit të klimës.
Azia dhe Afrika mbeten më të rrezikuarat. Gjithasht thatësira e qeverisja e dobët ka shkaktuar varfëri e kriza urie në Somali dhe Madagaskar. Ky i fundit është në prag të urisë. Tajvani po përjeton seriozisht mungesën e ujit prej dekadash e ndërsa India vite me rradhë thatësirë. Një planet i etur do të shkaktojë patjetër vujtje në miliona njerëz e që si zakonisht janë të varfërit ata që e paguajnë shtrenjtë.