… një prej veshjeve të tua e krijova unë! Unë mjerisht!
Sipas Kombeve të Bashkuar (un.org) janë rreth 40 milion njerëz në botë të cilët janë detyruar të punojnë në një nga format e punës skllavëruese. Rreth 71% e këtij kontigjenti e përbëjnë gratë dhe fëmijët. Kjo ndodh rëndom sepse shteti dështon në mbrojtjen dhe përmbushjes së lirive themelore të njëriut apo të drejtave. Shpesh jo sepse mungon legjislacioni në fjalë.
Prospetiteti i të paktëve ka sjell si rezultat varferimin e te shumteve, padrejtësi sociale të cilat përbëjnë tashmë tiparet e civilizimit modern ku në mënyrë të pamëshirshme grykësia për të pasur e zotuar gjithçka nuk del nga hiçi.
Na duhet vetëm pak sekonda të rrëmojmë përmes internetit për të mësuar sesi miliona punonjës anë e mbanë globit punojnë shpesh në kushte skllavëruese e çnjerëzore për prodhimin e veshjeve. Industri të tëra prodhimi nuk kursejnë as rekrutimin e fëmijëve. Kjo është ana errët e fasadës glamour ku ndriçimi led i dyqaneve të luksit nuk arrin të përçoj deri aty.