Një recetë e përsosur e çajit të vjeshtës
Vjeshta është e vetmja stinë që di si të të përkëdhelë, jo vetëm me ngjyrat, por edhe shijet e çdo gjëje që ofron. Naziqe dhe tokësore në të njëjtën kohë. Por ajo vjen dhe me tekat e saj. Pak lunatike, Vjeshta me ulëengritjet e saj na sjell dhe virozat e shumta. Dhe përballjen dhe parandalimin e tyre mund ta arrijmë me pirjen e sa më shumë lëngjeve. Ja një superçaj që nuk e ndaj çdo ditë:
750 ujë (nga shishja)
2 degë mente
3- gjethe sherebelë
2 degë çaj mali,
2 degë livando
2 gjethe barbarozë (indërshá)
Lëngu i 1/2 kokërr limoni (jo më shumë sepse prishet ekuilibri bazik-acid)
Mënyra e përgatitjes:
Së PARI: MOS ZJENI ÇAJIN!!!
Pasi keni zier ujin, shtoheni mbi një tjetër çajnik apo kanë uji ku keni vendosur fjithë çajrat e lartëpërmendur. Pasi keni dergjur të gjithë ujin deri në pikën e fundit, lereni kanën të qetë për 3-4 minuta dhe çaji të mund të lëshojë teinën dhe gjithë aromat e tij. Shtoni dhe lëngun e “lejmonit”.
Mëpas, nëpër filxhanë caji shtoni nga një lugë çaji (për të rritur mbi 14 vjeç) dhe 1 lugë kafeje me pollen për fëmijë dhe pijeni çajin të vakët. Do ta shihni sa do ju shijojë dhe dhe të thoni “Rrofsh o Luga!”