Një top futbolli që gjeneron dritë
Kur Jessica O. Matheës fluturoi në Nigeri për të marrë pjesë në një martesë, energjia u ndërpre në mes të dasmës. Të afërmit e saj ndezën gjeneratorët e neveritshëm, të zhurmshëm që punojnë me naftë e që janë bërë pjesë e jetës për gati 60 milionë banorët e Nigerisë. Kjo e shtyu atë të mendojë një zgjidhje lidhur me mungesën e energjisë elektike dhe gjithë gjetjen e saj e lidhi me një top futbolli.
Jessica themeloi Uncharted Play, e cila krijoi SOCCKET, një burim energjie jashtë rrjetit që kap energjinë kinetike të gjeneruar gjatë lojës normale dhe e ruan atë në top. Një llambë bazë LED mund të ndizet për tre orë me vetëm 30 minuta lojë. Futbolli luhet pothuajse në çdo vend afrikan, prandaj topi që gjeneron energji ka shumë potencial për të promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme aktive.
Jessica ka shpërndarë SOCCKETS për familjet që nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre. Ajo gjithashtu bashkëpunon me mësuesit për të mësuar rreth energjisë, varfërisë dhe sipërmarrjes duke përdorur SOCCKETS. Ajo tregon se synon të zgjerojë zgjidhjet e saj të energjisë elektrike në të gjithë Afrikën
Burimi: Amazons Watch