Tregu i pazakontë i Jamiah-s
Kur Jamiah Hargins vendosi të rrisate limona dhe kpshtaje e kishte të qartë arsyen e ekëtij angazhimi: krijimi i një tregu të vogël si ai i fermerëve një herë në javë në qendër të qytetit. Ky treg nuk do të ishte i zakonshëm ai ka për qëllim që vjeljet prej kopshtit të tij dhe mënyra e tregëtimit të tyre promovojnë barazinë e ushqimit.
Historia nisi kur Jamiah u transferua në lagjen West Adams të Los Angeles në 2015, mbolli një kopsht në oborrin e shtëpisë, në mënyrë që ai dhe familja e tij të mund të shijonin fruta dhe perime. Por doli që morrën vjelje më shumë sesa mund të konsumonin. Duke mos dashur që të gjitha barishtet, limonët dhe fasulet të shkojnë dëm, Jamiah postoi në një rrjet social, për të vlerësuar interesin e fqinjëve të tij në shkëmbimin e të korrave. Pjesëmarrja ishte tej pritshmërive.
Në Tetor 2018, ai themeloi Crop Swap LA (@lacropswap), njku kopshtarët e lagjes ndanë perimet, frutat dhe barishtet e tyre shtesë me njëri -tjetrin dhe komunitetin. Qëllimi i grupit është të eliminojë mungesën e ushqimit duke mbjellë oborret e përparme të shtëpive, çatitë dhe tokat e lira komunitare duke krijuar vende pune të gjelbra, ekonomi të pavarura dhe ushqime të pasura me lëndë ushqyese e të shëndetshme.
Më shumë se gjithçka, Jamiah nuk donte të shihte që bollëku të shkonte dëm. Ky lloj sistemi bashkëpunimi nuk ka përfshirë të hollat por vetëm shkëmbimet e prodhimeve dhe gjithçka bazohet në një sistem të ndërsjelltë respekti: merrni atë që ju nevojitet dhe lini atë që nuk keni nevojë!
Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e tyre të internetit në https://www.cropswapla.com/