Njerëzit po shkatërrojnë Tokën. Kush do na shpëtojë?
Humbja e ekosistemeve shkaktohet kryesisht nga mënyra sesi ne përdorim e shfrytëzojmë burimet natyrore, tokën dhe detit, e gjithashtu prej krizës klimatike, ndotjes së papreçedent të mjedisit dhe zhdukja e specieve.
Shkaqe të tjera janë indirekte. Ato përfshijnë lëvizjet demografike, zhvillimet ekonomike, politike dhe institucionale të mbështetura nga vlerat shoqërore dhe ato ndërveprojnë me njëra -tjetrën. Tregtimi ndërkombëtar është rritur me 900% që nga fillimi i epokës post-industriale dhe nxjerrja e burimeve natyrore prej toka është rritur me 200%.
Distanca fizike në rritje midis ofertës dhe kërkesës do të thotë që njerëzit nuk e shohin shkatërrimin e shkaktuar nga konsumi i tyre.
Ajo çfarë na rezervon e ardhmja varet sesi do të duam të ndryshojmë sjelljen tonë. Tre skanarët e mundashëm për një ndryshim real janë si më poshtë:
Një zhvillim i qëndrueshëm mbarëbotëror: e gjithë bota zhvendoset drejt qëndrueshmërisë duke respektuar kufijtë mjedisorë dhe duke u siguruar që zhvillimi ekonomik të përfshijë të gjithë. Pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë, burimet dhe energjia përdoren më pak, dhe theksi është në rritjen ekonomike dhe mirëqenien njerëzore.
Tregëti rajonale: ka një rritje të nacionalizmit me fokus kryesisht në çështjet e brendshme. Ka më pak investime në arsim, veçanërisht në botën në zhvillim. Vendet me të ardhura të larta do të vazhdojnë të shpërndajnë dëmin e veprimeve të tyre gjetkë, duke lënë jithashtu një faturë të lartë për t’u paguar nga brezat e ardhshëm. Kthimi I syve nga aktorë të ekonomisë lokale si një mënyrë për të shpëtuar botën prej vërteti.
Optimizëm ekonomik të arsyeshëm: bota beson se do të shëpëtohet nga teknologjitë e reja dhe inovative që që do të mund të na ndihmojnë të përballojmë problemet mjedisore. Emetimet do të vazhdojnë, por me idenë që teknologjia do t’i zbusë ato. Besohet se do të ketë investime më të forta në shëndetësi dhe arsim, dhe tregjet globale janë integruar në mënyrë të arsyeshme me qëllimet e përbashkëta.
Luftimi i humbjes së ekosistemeve do të jetë komplekse dhe do të kërkojë një sërë faktorësh ndryshimi sesi ekonomia duhet të funksionojë: e që në fund mbetet mënyra sesi bëhet politikë me ekonominë.
Por, për ta arritur këtë plotësisht, bota duhet të rivlerësojë strukturat aktuale politike dhe normat shoqërore, të cilat priren të mos e vlerësojnë natyrën. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke përmirësuar politikat dhe rregulloret ekzistuese mjedisore, si dhe duke hequr dhe reformuar politikat e dëmshme. A di ketë vullnet të mirë ndonjëherë?!