Mbetjet e njeriut modern
Jo domosdoshmërisht duhet të kalojnë shekuj e mijëvjecarë për të kuptuar ‘mbetjet fizike’ e njeriut modern. Panorama është rëqethëse: që nga përpirja e tokës nga plastika, ngrohja globale, shkatërrimi i habitateve natyrore, shfrytëzimi pa kriter i resurseve natyrore, e deri tek humbja e biodiversitetit dhe numri të specieve të gjalla.
Në gjuhën e shifra do të thuhej se rreth 97% e publikimeve shkencore tregojnë se ngrohja globale është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. E po të vazhdojmë të flasim më tej mund të themi se: që prej lindjes së civilizimit, njerëzimi është shkaktar humbjes së 83% të gjithë kafshëve të egra, 80 % të gjitarëve detarë, 50% e bimëve e 15% të peshqve.
Qënia njerëzore është një specie e mrekullueshme por që i duhet më shumë të reflektoj për rolin e saj pashmangshmërisht të rëndësishëm në Tokë.