N’Konak / Një vend që është ndërtuar enkas për të bërë miq

N’Konak Guesthouse është bujtina më e re në qytetin e Pukës. Në shtëpinë dykatëshe familjare, kati i dytë i përbërë nga tre dhoma, u është rezerar miqve që tashme vijnë nga e gjithë Shqipëria. Në mjedisin e përbashkët mes tre dhomave të fjetjes është mednuar të ketë një muze të vogël me sende të vjetra e relike të zonës por edhe më gjerë. Soba e drurit në krahë televizorit të vjetër Lura e fotografitë bardh-e-zi të japin ndjesinë e të qenit në një shtëpi zakoni mipritjeje dhe teksa i zoti I shtëpisë i gjegjet çdo kurioziteti miqve.
Gjithë arredimi është një amalgramë arkitekture sa modern dhe aq tradicionale ku dominon druri për të thënë se je pikërisht në vendin ku je në mës të pyjeve edhe pse Brenda në shtëpi. N’konak të ofron një darkë me receta tradicionale të zonës e me perimet e freskëta të kopshit e prodhime nga fermerët vendas. Madje mysafirët mund të shgijojnë edhe drekën në natyrë, në jeshillëkun e kopshit dhe mëngjeset janë një dashuri më vete për nga sofra e mbushur plot me bollëk. Mos harroni tek largoheni t’i kërkoni recetën e petullave Esmës, të zonjës së shtëpisë, sepse nuk do t’i harroni lehtë.