Nuk ka tren për Prizren…
Linja e parë standard hekurudhore në vend u ndërtuar në vitin 1947 e ishte pikërisht linja Durrës-Peqin. Pas këtij një ndërmarrje e rëndësishme infrastrukturore ishte ndërtimi i rrjetit hekurudhor në vend, pasi Shqipëria konsiderohej si vendi i vetëm në Europë që nuk kishte një rrjet standard hekurudhor. Në vitet 1987, u ndërtuan 677 km rrugë hekurudhore që lidhnin qendrat urbane dhe qendrat industrial për herë të parë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Transporti hekurudhor ishte metoda e vetma e transportit deri në vitin 1990.
Pas kolapsit të komunizmit, rrjeti hekurudhor u nënvlerësua dhe asnjë investim serioz nuk ndermor në këtë industri. Është bërë me dije prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë se do të nisin punimet në janar të këtij viti për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe zgjatimit të ri në Rinas. Por deri tani asgjë konkrete. Ashtu sikur s’ka asnjë lajm të ri për rehabilitimin e hekurrudhave të tjera në vend, si një element i rëndësishëm për t’i hapur rrugë edhe shumë akseve të tjera, si ajo e Korçës, që do lidhet me Selanikun, përmend edhe hekurudhat që kanë lidhje me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, një ide e ardhshme do të jetë edhe ajo me Kosovën.
Sidomos prej shumë kohe u përfol ndërtimi i një linje hekurudhore Kosove-Shqiperi, me një gjatësi prej 120 km. Nëse realizohet ky projekt mund të cilësohet si një projekt madhor e strategjik për të dyja vendet. Sipas propozimeve paraprake, hekurudha që lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, mendohet të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri, mbetet ende një plan në letër. Për momentin nuk ka asgjë. As projekt, studim ose ndonjë interesim nga ndonjë kompani private. Kjo sepse është një projekt i madh, pasi flitet për një vlerë investimi në rreth 1 miliard euro. Një shumë e tillë i kapërcen mundësitë e buxhetit shqiptar, ndaj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare.
Ndërkaq prityet të ketë diçka konkrete edhe për premtimin e projektit të përbashkët me palën greke për linjën hekurudhore Pogradec- Kristallopigi – Fllorina.