Një minifermë dedikuar kozmetikës
Është padyshim për t’i përgëzuar nismat e sipërmarrjeve që sjellin risinë e produkteve që vijnë në respekt të mjedisit dhe si një hap i rëndësishëm për të ndërgjegjësuar konsumatorin për përzgjedhjet e tij. Përveçse faktit që këto produkte janë 100% artizanalë dhe me përbërës bimorë kanë dhe një rëndësi më tepër përsa i përket mëkëmbjes së ekonomisë lokale.
Këtë radhë Gerta dhe familja e saj na prezantojne me disa produkte kozmetike. E gjithë familja është e angazhuar, Tatjana përgatit produktet e ndërsa Kujtimi merret me fermën, e ndërsa vajza e tyre Gerta merret posaçërisht me marketimin dhe paketimin e produkteve.
Në foto është një krem duarsh, me bazë vaj ulliri, produkt të cilin e prodhojnë vetë nga ullishtet e familjes. Gjithashtu kremi i duarve përmban edhe dyllë blete e vaj kalendula, vaj basani, vaj livando dhe gjalpë shea (gështenje). Aktualisht, kremin e duarve e shoqërojnë me zbutësin e buzëve (lip balm). Këto produkte janë tërësisht natyrale, pa konservantë e vijnë të paketuara në formate të vogla.
A gjeni në profilin e Instagramit @oleaves_e_farm