Oli Pero vajza në ndihmë të kafshëve endacake
“Animals Need me” është shtëpiza e ngrohtë e kafshëve endacake që prej dhjetorit te vitit 2012 në Shkodër. Oli Pero është themeluesja e saj dhe na tregon se kjo shtëpizë vjen si një përpjekje për t’ju ardhur në ndihmë kafshëve endacake në Shkodër. U nis si fillim duke strehuar kotele dhe këlushët duke bërë thirrje në rrjete sociale për adoptim. Ditët kalonin dhe vëmendja për misionin u rrit. Nismës ju bashkuan edhe vullnetarë të tjerë që gjenin mundësinë dhe kohën për të ndihmuar me çështjen në fjalë.
Përpos përkujdesjes për gjetjen e një familjeje adoptuese, përkujdesjes për qindra kafshë të uritura, të sëmura dhe të pastreha, “Animals Need me” kërkon që misioni i tyre të zgjerohet e të krijoj një impakt për rritjen e ndërgjegjësimit e njerëzve në lidhje me të drejtat e kafshëve. Kjo qender është e angazhuar gjithashtu për marrjen e masave për vaksinimin apo sterilizimin e kafshëve për të ulur numrin e kafshëve endacake në rrugë.
Oli, vajza që e ka themeluar edhe pse jeton dhe punon në Kanada, me zell prej së largu ndjek e drejton gjithë veprimtarinë e “Animals Need me”. Ajo tregon se ka bërë të mundur që me punën e saj të adoptohen rreth 150 kafshë në vit, në Shqipëri dhe jashtë saj.