“Olive’s Kitchen” na tregon se enët e kuzhinës prej drurit të ullirit nuk janë të zakonshme
Që prej vitit 1992, “Olive’s Kitchen” krijon enë kuzhine prej druri ulliri rritur në Mesdhe. Këto krijime janë estetikisht të bukura edhe tërheqëse për shkak të ngjyrës mjaltë dhe vijëzimeve natyrore të shumë formave e në gjithë tonaliteteve e ngjyrës kafe që natyra i ka dhënë këtij lloj druri.
Druri i ullirit do qindra e mijëra vjet të rritet. Një proçes që ndodh natyrshëm dhe jo në mënyrë artificiale, nëpër plantacione. Por artizanëve u duhet një kohë e gjatë stazhonimi dhe tharjeje në mënyrë që të sjellin një produkt final që i reziston kohës dhe shumëpërdorimit të tij nga deformimi. Për dërrasat e punës (bordet) dhe mullinjtë e kripës dhe piperit, kërkohet që druri të stazhonohet gjashtë muaj në natyrë dhe 1-3 muaj në dhomën e tharjes. Ndërsa për enët e gatimit tharja kryhet nga 20-40 ditë. E më pas vjen punimi krejtësisht në mënyrë artizanale për t’i dhënë formën përfundimtare enës.
Por ka edhe disa përfitime të tjerja përzgjedhje e enëve të kuzhinës prej drurit të ullirit dhe këtë na e dëftejnë artizanët e “Olive’s Kitchen”. Së pari, ky dru përmban enzima të mira dobiprurës për shëndetin, që çlirohen gjatë gatimit. Gjithashtu vaji që gjendet Brenda këtij druri përmban taninë dhe cianinë, të cilat në mënyrë natyrale parandalojnë krijimin e baktereve në dru. Së fundmi, këto enë janë tejet të përshtatshme për shijimin e gatimit.