ONP: Burrat do të rifitojnë më shumë vende pune sesa gratë gjatë rimëkëmbjes nga Covid-19
Një raport i ILO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Punës – ONP) thotë se gjatë vitit 2021 do të ketë 13 milionë më pak gra që do të punësohen krahasuar me 2019, ndërsa burrat do të rifitojnë vendet e humbura të punës. Pra, pabarazia midis grave dhe burrave në tregun e punës, që u përkeqësua për shkak të pandemisë së COVID-19 do të vazhdojnë edhe ca vite.
“Megjithëse rritja e parashikuar e vendeve të punës në 2021 për gratë tejkalon atë të burrave, kjo do të jetë e pamjaftueshme për t’i rikthyer gratë në nivelet e punësimit para-pandemisë”, thuhet në raportin e ILO-s.
Vetëm 43,2 për qind e grave në botë do të kenë punësim në vitin 2021 krahasuar me 68,6 për qind të burrave.
Raporti i ILO-s, i titulluar “Ndërtimi i së Ardhmes me Drejtësi: Të drejtat e grave për të punuar dhe punë në thelbin e rimëkëmbjes nga COVID-19” dhe dhënia e parashikimeve ‘afatshkurtra’”.
“Dhuna në familje si dhe dhuna e ngacmimi gjinor në marrëdhënie pune u përkeqësuan gjatë pandemisë, duke minuar edhe më shumë mundësitë e grave që të angazhohen në punë të paguar”, thotë raporti.
Kjo tregon se gratë kanë pësuar humbje disproporcionale të punës dhe të ardhurave për shkak të përfaqësimit të tyre të tepruar në sektorët më të goditur siç janë akomodimi dhe shërbimet ushqimore dhe sektori i prodhimit.
Globalisht, midis 2019 dhe 2020, punësimi i grave ra me 4,2 për qind, duke përfaqësuar një rënie prej 54 milionë të vendeve të punës, ndërsa punësimi i burrave ra me 3 për qind ose 60 milionë vende pune.
Nuk është njësoj gjithkund
Megjithatë, situata nuk është e njëjtë në të gjitha rajonet. Rënia e dytë më e lartë në numrin e grave të punësuara u regjistrua në shtetet arabe, ku midis 2019 dhe 2020, punësimi i grave ra me 4,1 për qind dhe burrave me 1,8 për qind.
Në Azi dhe Paqësor, pandemia çoi që punësimi i grave të ulej me 3,8 për qind krahasuar me një rënie prej 2,9 për qind për burrat.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore, punësimi i grave ishte më i ulët për 2,5 për qind ndërsa burrat u përballën me një rënie prej 1,9 për qind.
Në Afrikë, punësimi i burrave përjetoi rënien më të vogël në të gjitha rajonet gjeografike, me një rënie prej vetëm 0,1 për qind midis 2019 dhe 2020 ndërsa punësimi i grave u ul me 1,9 për qind.
“Gjatë pandemisë, gratë kaluan shumë më mirë në vendet që morën masa për t’i parandaluar nga humbja e vendeve të tyre të punës dhe i lejuan ato të hyjnë përsëri në punë sa më shpejt që ishte e mundur”, thuhet në raportin e ILO-s.
Për shembull, raporti citon Kilin dhe Kolumbinë, ku subvencionet e pagave u aplikuan për punësime të reja, me norma më të larta të subvencioneve për gratë.
Kolumbia dhe Senegal ishin ndër ato që krijuan ose forcuan mbështetjen për gratë sipërmarrëse.
Raporti rekomandon investime në ekonominë e kujdesit sepse sektorët e shëndetësisë, punës sociale dhe arsimit janë thelbësore për vendet e punës, veçanërisht për gratë. / Burimi AA