Paketimi me kërpudha
Ecovative Design me vendodhje në Green Island, New York është themeluar nga Eben Bayer dhe Gavin McIntyre dhe është kompania e parë që ofron paketimin me kërpudha. Sot ka më shumë se 40 patenta në 31 vende.
Ndryshe nga polisteroli dhe plastika, paketimi me kërpudha përbëhet 100% nga materiale biodegraduese që riciklohen nga natyra për 30 ditë. Ky paketim është bërë nga rrënjët e kërpudhave dhe mbetjet nga bujqësia dhe kërkon përdorim minimal të energjisë. Kërpudhat rriten në formën e dëshiruar të paketimit pa nevojën e dritës, ujit ose kimikateve. Pas 1 jave, rritja ndalet nga procesi i tharjes dhe rezultati është një material plotësisht natyral që ka veti të ngjashme si plastika dhe polisteroli.
Mbetjet e materialeve nga procesi bëhen lëndë e parë për procesin tjetër. Mbetjet bujqësore bëhen lëndë e parë në paketimin me kërpudha, e cila shpërbëhet në tokë dhe e ushqen.
Avantazhet:
- 100% materiale biodegraduese.
- “Up-cycling” mbeturinat bëhen lëndë e parë.
- Dekompozohen në tokë duke e ushqyer.
- Konsum i ulët i energjisë.
- Sasi e ulët dioksid karboni.
- Ul ndotjen dhe mbron mjedisin.
Nga Aleksandra Stambolliu