Paketimi prej kartoni për detergjentët e lëngshëm

Të përkushtuar për të krijuar një të ardhme më të gjelbër, Ecologic Brands e shndërron kartonin dhe produktet e mbetjeve plastike në shishe eko miqësore. Kur këshilluesja financiare e Kalifornisë Julie Corbett vuri re se në treg kishte një mungesë të shisheve ekologjike për detergjentët e rrobave, ajo arriti të krijoj vetë shishet e saj dhe pas disa investimeve themeloi kompaninë Ecologic Brands. Fillimisht kompania pati një fillim të ngadaltë, ku interesi i konsumatorit dhe shitësit për këto shishe kartoni u rrit vetëm 9 vite pasi kishte dalë shishja e parë në treg.
Procesi i tyre përdor 60% më pak plastikë sesa shishet e zakonshme dhe këtë vit presin të prodhojnë 75 milion shishe kartoni dhe kavanoza. Ecologic Brands përdor fibra të ricikluara dhe polimere që përputhen me qëllimet financiare dhe qëndrueshmërinë e pronarëve të bizneseve. Partnerët e markës kanë rritje të shpërndarjes dhe shitjeve sepse eco.bottle përcjell qëndrueshmëri te blerësit.
E themeluar në vitin 2008, ata projektojnë dhe prodhojnë shishe kartoni nga materiale të ricikluara. Prodhimi i eco.bottles në vend të plastikës ka rezultuar në reduktimin e 350 ton plastikë në landfille dhe oqeane. Ekipi përbëhet nga themeluesja Julie Corbett, inxhinieri Rob Daniel dhe dizenjuesi Romeo Graham.
Nga Aleksandra Stambolliu