Paketimi ‘vintage’ mbetet gjithnjë modern
Gerta Lezaj ofron punime artizanale të punuara me dorë, në mënyrë artizanale deri në detajin më të vogël duke përfshirë edhe paketimin. E gjitha lindi nga dëshira për të shprehur artin jo vetëm në krijimn e çantave por edhe pjesëzave të tjera të vogla artistike.
E reja 22 vjeçare ka zgjedhur të kujdeset deri në detaje në mënyrë që të evitojë paketimet industriale. Në mënyre që të mbrojë sadopak mjedisin pse jo duke krijuar dhurata mjaft të veçanta.Më poshtë do të ndiqni realizimin e një cante artizanale duke filluar nga materialet e deri tek paketimi. Për më tepër, Gertën mund ta ndiqni në faqen e saj në Instagram @vintageeehandmade.
Me materiale mjaftë të thjeshta si fije spango, një thes të vjetër, një copë të mbetur, me një mbështjellëse letre dhe ca lule të thara mund të krijoni një paketim të lezetshem si me poshte ilustruar me foto.