Pandemia nxiti komunitetet t’i rikthehen përdorimit të bimëve të egra
Pandemia Covid-19 ka përshpejtuar një krizë ekonomike globale, por gjithashtu ka hapur derën për një mënyrë më të qëndrueshme të jetesës në Real de Catorce, Meksikë. Ky qytet gjysmë shkretëtirë i vendosur në malet e ashpra të Meksikës qendrore u trondit keq kur turizmi, motori që vë në lëvizje ekonominë e tij, u ndal në papritur marsin e kaluar.
Mbetur pa të ardhura, banorët e qytetit u kthyen të korrnin kaktusët e egër, lulet dhe frutat e shkretëtirës. Një prej tyre ishte edhe 77-vjeçara Socorro Aguilar, e cila mbart njohuritë stërgjyshore se si të mbledhësh ushqime të egra dhe të bësh shurup prej tyre (ose pijen e Zotit siç njihej nga Actekët).
Me kalimin e viteve, konsumi i bimëve të egra është zvogëluar tej mase në këtë zonë dhe njohuritë tradicionale janë harruar pasi ushqimet sillen prej gjetkë, si gjithkund. Aguilar shqetësohet për shëndet të dobët të brezit të ri në Meksikë, ku mbi 30 për qind e të rriturve vuajnë tani mbipesha. ‘Ata duan vetëm ushqim të paketuara, – thotë ajo. ‘Ata kanë lënë mënjanë vlerën e madhe që kaktuset, lulet dhe bimët medicinale kanë për të ofruar. ‘
Kriza e dyfishtë e Covid-19 dhe ndryshimi i klimës ka bërë që të promovohet vlera e bimëve apo ushqimeve të egra, të cilat zakonisht neglizhohen nga politikat kombëtare.
Gjendja me shumicë e kaktusit të ngrënshëm e bëjnë atë një mjet të rëndësishëm për luftimin e mungesës së ushqimit dhe thatësirës në këto vende. Si një plotësues i të mbjellave të kultivuara, një gamë e larmishme e llojeve lokale të ushqimit porsi kaktusi mund të jetë thelbësore për të ndihmuar komunitetet për shumëllojshmëri në dietat e tyre por edhe si nxitës i ekonomisë lokale.