Papaya ose të dhurosh Dashuri

Në jetë janë ca gëzime që na e shkundin përfundimisht pluhurin e harresës dhe trishtimin. Në të tilla ditë, njeriu e tejkalon plogështinë e imponueshme prej përditshmërisë së një vendi mundësi-pak!
Fundja shpresa e pasosun si frymëzim i zemrës së qetë na shtyen të kërkojmë rrugë për kah e Mira!
Fjala bjen, në ditët kur festojmë ose në ato sebepet që na bashkojnë si familje, fis a shoqëri thuajse përherë na duhen dhurata sa t’vyeme po aq të fisme! Dhurata me të cilat zemrat lidhen deri në nyjen më të shtrëngueshme e të pakëputshme!
Të tilla dhurata tashmë ne gjejmë tek nji qoshk jeshil, diku në një lagje të Tiranës.
Shtëpiza e frutave të thata (dhe jo vetën kaq) Papaya! – është kthyer në cepin rrezëllitës ku zemrat gjenë emocionin e mbrumur në kutitë me ojna – bojna, te gatituna me shumë dashni e mjeshtri!
Pa ngarkesa, pa ekzagjerime e pa materiale të dëmshme! Me shumë pasion e përkushtim, Papaya sjell ernat dhe shijet e mbarë botës në sofrën e gëzimeve tuaja.