Para se të hapni biznes, kalitini mirë nervat!
Sipërmarrja BOS (Biznes, Organizim, Sukses) ka nisur një studim për të kuptuar se cili është faktori që ka shtyrë shqiptarët të hapin një biznes. Të intervistuarit janë shprehur se e bizneseve të vogla janë hapur me arsyetimin/pretekstin: Nuk kam nerva të punoj te tjetri.
Të ndihesh i/e lodhur psikologjikisht është një arsye e fortë për të MOS HAPUR biznes.
Studimi ynë mbi faktorët që kanë motivuar hapjen e bizneseve të vogla përfundoi duke dalë në konkluzionin se hapja e biznesit është parë si një mundësi për të qenë më të qetë mendërisht.
Studimi ynë ka parashikuar mbylljen e shumë bizneseve të vogla në të ardhmen, si pasojë e keqmenaxhimin “nervor” të pronarëve të këtyre bizneseve.
Ndaj këshilla për këdo prej nesh që nuk ka nerva të punojë te tjetri është kjo:
Para se të hapni biznes, kalitini mirë nervat se nëse si të punësuar harxhoni 10 kJ energji nervore, si pronar biznesi do harxhoni 10.000 kJ energji dhe me shumë mundësi pas disa kohësh do arrini në shprehjen: “Ishim më mirë atëherë kur ishim më keq”!
Më tepër: trajnim.investim (Instagram)