Parapaguaj udhëtimin ose dhuro biletat / Një mënyrë për të dhuruar një udhëtim

Ky vit ka qenë i vështirë për adhuruesit e udhëtimeve për shkak të kufizimeve, por duhet te shpresojmë se gjërat do i rikthehen së shpejti normalitetit dhe njerëzit do kenë mundësi të fluturojnë të lirë nëpër çdo cep të botës. Edhe pse për momentin duken larg në horizont, udhëtimet mbeten një nga dhuratat më me vlerë që mund t’i bësh një personi të veçantë, për ta ndihmuar të zgjerojë horizontet e mendjes dhe të mbushë valixhet e kujtimeve me momente të paharrueshme. Në vijim keni pesë mënyra të ndryshme se si mund të arrini të dhuroni një udhëtim, që variojnë në kosto, kohë dhe mundimin që nevojitet për t’u realizuar.
Duket ideja më e thjeshtë dhe njëkohësisht më e shtrenjta, por mos e anashkalo këtë variant, pasi është ai me probabilitetin më të lart që udhëtimi të ndodhë. Ndoshta nuk ke mundësinë të dhurosh një udhëtim në SHBA ose Azi, por mund të zgjedhësh shumë mirë destinacione pranë vendit tënd. Shtetet brenda Evropës ofrojnë mundësi të shumta për të gjitha buxhetet dhe nëse bën kërkimet e duhura mund ta ndërtosh gjithë udhëtimin pa shpenzuar më tepër sesa mund të përballosh.
Në rast se nuk do të bësh kompromis me destinacionin, ka end3e mënyra si të realizosh një udhëtim të largët. Prenoto biletën për ta dhuruar dhe nëse personi është elastik në lidhje me ngrënien dhe fjetjen, kosto që i mbetet për të paguar nuk do të jetë e tmerrshme. Mos harro se sa më pare të fillosh planin e udhëtimit, aq më shumë mundësi ke për të kursyer para dhe për ta realizuar dhuratën.
Nga Lisana Piro