Nuk shkoj në shkollë se pastroj hedhurinat…
Sot kriza plastike nuk përbën rend dite në tituj kryesorë të lajmeve edhe pse n aka mbytyr e zaptuar mjedisin anekënd globit. Ajo mbyt mjedisin tonë detar. Ajo hahet nga krijesat ujore, zogjtë e detit dhe madje edhe bagëtia. Djegia e tij çliron toksina të fuqishme. Edhe pse depozitimi në tokë e tyre është pak më i rrezikshëm e më i sigurt prej mënyrat e tjera të heqjes qafe të mbetyrinave plastike, bën që kjo mënyrë të bllokojë tokën me substanca sintetike që nuk zbërthehen.
Nga ana tjetër, në të gjithë botën, 15 milion njerëz, përfshirë fëmijët nuk u mbetet zgjidhje tjetër përveç se të fitojnë jetesën nga mbeturinat që ndotin mjedisin e tyre. Ata shpesh punojnë në kushte të rrezikshme, duke rrezikuar shëndetin e tyre, ndonjëherë jetën e tyre, duke jetuar fatin e tyre në fundin e fundit të rendit shoqëror të, duke luftuar çdo ditë për të përmirësuar jetesën e tyre pa asnjë pretendim për kushtet e punës që ërballen përditë.
Në këtë foto një vajzë e re qëndron sfiduese mes fushave të djegies së depozitës së Agbogbloshie pranë Akrës, para reve të tymit toksik që ngrihen shtëllunga pas saj. Edhe pse duhet të ishte në shkollë, ajo nga muzgu deri në agim, bashkë me mbledhës të tjerë, pjesa më e madhe e tyre të rinj, emigrantë nga rajone më të varfëra si ajo e Ganës Tamale, djegin pjesë automobilash dhe mbeturina elektronike në mënyrë që të zbulojnë përbërësit e tyre të bakrit në këmbim të parave për ushqim. Sipas OJQ-së me bazë në Seattle, Basel Action Netëork, miliona tonë mbetje elektronike nga kombet e industrializuara janë ‘përpunuar’ në këtë fushë çdo vit.